Rikthim në origjinë. Italia i kthen Greqisë një mermer nga Partenoni
Rikthim në origjinë. Italia i kthen Greqisë një mermer nga Partenoni
Nga Besmira Pelushaj
7 Janar 2022
Pas dy shekujsh “robërie” dhe disa vite negociatash, friza e Partenonit e njohur si “fragmenti i Palermos” ngrihet nga Siçilia dhe më në fund kthehet në shtëpi, në Athinë.
Marrëveshja midis Italisë dhe Greqisë për të ashtuquajturin “Artifakt Fagan”, mermeri i vetëm i tempullit antik që ruhet në Itali, parashikon “shkëmbimin” me dy gjetje të rëndësishme nga Muzeu i Akropolit: një statujë pa kokë të Athinës (shekulli V para erës sonë) dhe një amforë gjeometrike (gjysma e parë e shekullit të tetë p.e.s.).
Fragmeënti është një pjesë e mbështjelljes se këmbës së djathtë të një skulpture të Artemidës, perëndeshës greke të gjuetisë, e vendosur në anën lindore të një frizi të skalitur 160 metra që kalonte rreth tempullit. Mendohet se konsulli anglez Robert Fagan e ka sjellë në Palermo në shekullin e 19-të dhe me pas e veja e tij ia shiti atë muzeut “Regio” të Universitetit të qytetit.
Marrëveshja kulturore merr një rëndësi të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe propozohet si një pikë kthese në një çështje ende të hapur: ndalimi në muzetë jogrekë të artefakteve të vjedhura nga viti 1802 deri në 1812 nga diplomati britanik Thomas Bruce, Lord Elgin, i favorizuar nga autoritetet osmane në atë periudhë.
Megjithatë, ky nuk është një kthim përfundimtar. Frizi do të qëndrojë për tetë vjet në Greqi, kufiri maksimal për huazimin e një vepre që i përket koleksioneve publike italiane të parashikuar nga Kodi i Trashëgimisë Kulturore. Negociatat mes institucioneve italiane dhe greke kishin nisur në janar 2021.
Oranews