Rilindja të bën për të qeshur edhe kur të lë të vdesësh
Rilindja të bën për të qeshur edhe kur të lë të vdesësh
Nga Andi Bushati
Tërmeti i 26 nëntorit nuk ishte një test për shëndetin mendor të Ilir Metës ashtu sikurse na u paraqit për muaj me radhë, por prova se rilindja e shtetit, jo vetëm ka dështuar, por gjithçka është në pikën më të errët. Si provë për këtë mund të merret paralajmërimi që kreu i shtetit i bëri kryeministit dhe institucioneve të tjera, për të parë gadishmërinë e vendit për të përballuar fatkeqësitë nayrore.
Por çfarë ndodhi me ngritjen e këtij shqetësimi? Ashtu si çdo problem të madh, Rama e pa me syrin e një kllouni. Meqë ishe koha e sherrit për dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ai tha në një intervistë: “Meta e ka kollaj, nxjerr një dekret dhe e anullon tërmetin”.
Në disa fjalime me radhë ai e trajtoi presidentin si një të luajtur mendsh, ashtu sikurse ia donte politika e ditës. Edhe me larg shkoi si gjithmonë Elisa Spiropali. Qesharake në kopjimet pa fantazi, sikurse di të jetë vetëm ajo, edhe Mamica e Skënderbeut iu lut baba Xhikes ta shtynte tërmetin me dekret.