Rindërtimi i shtëpive nga tërmeti. – Kryebashkiakja e Kurbinit shpërthen në lot në mes të fjalimit
Rindërtimi i shtëpive nga tërmeti. – Kryebashkiakja e Kurbinit shpërthen në lot në mes të fjalimit
28 DHJETOR 2021
500 familje në Laç sot kthehen në shtëpi të reja, të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 2019. Gjatë fjalës së saj në ceremoninë ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara është emocionuar shumë saqë e ka ndërprerë fjalën disa herë.
“Më lejoni të falenderoj një person të veçantë që ka punuar pranë meje dhe qytetarëve të Kurbinit dhe në pamundësi për të qenë sot në këtë ceremoni ajo është Lindita Nikolla. Emocionet më kanë pushtuar…. (përlotet). Falenderim për bashkinë Kurbin, falenderim për Servetin dhe stafin e tij për angazhimin e pashoq dhe durimin e madh për të dëgjuar çdo kërkesë tonën. Motra dhe vëllezër ti gëzoni shtëpitë që janë shumë herë më të forta, më të bukura se ato që keni pasur. Ky vit i ri do ngelet në kujtesën tuaj gjatë se do jetë viti më i bukur që solli një ndër dhuratat më të bukura për ju shtëpinë e re”, tha ajo mes të tjerash.
Gazeta Shqip