Rindërtohet për here të parë truri i njeriut të Neandertalit në 3D. –
Rindërtohet për here të parë truri i njeriut të Neandertalit në 3D
-Për herë të parë studiuesit janë përpjekur të rindërtojnë trurin e njeriut të Neandertalit në 3D, një qasje origjinale që, pa zgjidhur misterin e zhdukjes së tij, mund të kontribuojë për të kuptuar më mirë “kushëririn” tonë.
Për herë të parë studiuesit janë përpjekur të rindërtojnë trurin e njeriut të Neandertalit në 3D, një qasje origjinale që, pa zgjidhur misterin e zhdukjes së tij, mund të kontribuojë për të kuptuar më mirë “kushëririn” tonë.
“Të përpiqesh të rindërtosh në 3D trurin në brendësi të kafkave të fosilit është diçka e re”, thekson, Naomichi Ogihara, nga Universiteti Keio në Japoni, bashkëpunëtor i studimit që bashkon “antropologjinë fizike, inxhinierinë mekanike dhe neuroshkencën”.
Për të realizuar këtë rindërtim, studiuesit kanë modeluar, duke nisur nga imazheritë e rezonancave magnetike (IRM) të rreth 1 200 personave, atë që mund të quhet një tru “i mesëm” i Homo Sapiensit të shekullit XXI.
Ata kanë “deformuar” menjëherë në mënyrë dixhitale këtë “tru tip” që ai të marrë formën e kafkave fosile të njeriut të Neandertalit dhe më pas të kafkave të ish-Homo sapiens.
“Natyrisht, jemi larg për të kuptuar trurin e njeriut prehistorik dhe të gjitha etapat e vogla shtesë janë të dobishme”, thekson Antoine Balzeau, paleoantropolog në Muzeun e Njeriut.
Sipas studimit të publikuar sot në “Scientific Reports”, rindërtimet tregojnë se Homo Sapiens paraqisnin morfologji cerebrale shumë të ndryshme, veçanërisht një tru shumë të madh.
Neandertalët janë shfaqur në Europë, në Azinë Qendrore dhe në Lindjen e Mesme 200 000 vjet më parë.
Ata janë zhdukur rreth 30 000 vjet më parë, pa ditur pse.