Ringjallet pas 24 mijë vjetësh një gjallesë në Siberi
Ringjallet pas 24 mijë vjetësh një gjallesë në Siberi
Foto: CNN
Një gjallesë mikroskopike është ringjallur pas 24,000 vjetësh që ka jetuar në shtresën e ngrirë nëntokësore të Arktikut.
Gjallesa “Bdelloid” zakonisht jeton në mjedise ujore dhe ka aftësi të shkëlqyera për të mbijetuar. Shkencëtarët rusë i gjetën krijesat në bërthamën e tokës së ngrirë të nxjerrë nga ngricat siberiane duke përdorur pajisje shpimi.
“Raporti ynë është prova më e plotë deri më sot se organizmat shumëqelizore mund të përballojnë dhjetëra mijëra vjet në kriptobiozë, gjendja kur metabolizmi ndalon thuajse krejtësisht”, ka thënë Stas Malavin, një studiues në Laboratorin e Kriologjisë së Tokës në Qendrën Shkencore Pushchino për Kërkime biologjike në Rusi.
Nuk është hera e parë që një gjallesë e vjetër ringjallet nga një mjedis i ngrirë pas një kohe të gjatë, shkruan CNN.
Malavin ka thënë se kjo mund të ndodhë edhe te kafshët e mëdha të cilat mund të ngrihen në mënyrën e njëjtë.
Për të kuptuar sesi kjo krijesë ka mbijetuar për kaq vjet, studiuesit ngrinë dhe shkrinë krijesa të njëjta të ditëve të sotme që jetojnë në rajone të ngrira. Ata zbuluan se krijesat mund t’i rezistonin formimit të kristaleve të akullit, ndërsa ngriheshin ngadalë.
© KOHA Net, Prishtine