Risi në Kuvend, shpallet tenderi me shumën marramendëse për zbardhjen nga Inteligjenca Artificiale të fjalimeve të politikanëve
11 Qershor 2024
Fjalimet e deputetëve në Kuvend do të zbardhen përmes inteligjencës artificiale.
Mësohet se Kuvendi ka shpallur një tender për ndërtimin e një platformë të re e cila do të transkriptojë të gjitha takimet që janë pjesë e aktivitetit parlamentar si seancë plenare, mbledhje komisionesh parlamentare dhe çdo mbledhje tjetër të forumeve të Kuvendit.
Po ashtu bëhet me dije se tenderi parashikon një fond limit prej 74.5 milionë lekë (745 milion lekë te vjetra) për të blerë të transkriptimit të të dhënave audio video të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në inteligjencën artificiale si dhe shërbim mirëmbajtje 48 muaj.
Gjihashtu bëhet me dije se aplikimi i inteligjencës artificiale do të shtrihet edhe në institucione të tjera publike.