Risia e vaksinës kundër kancerit të mushkërive, do injektohet te pacientët që kanë tumor – vret qelizat kancerogjene
24 Gusht 2024
Vaksina e parë mRNA kundër kancerit të mushkërive ka nisur të testohet nga mjekët. Ekspertët vlerësojnë lart potencialin e saj për të shpëtuar jetë. Kjo vaksinë është risi nga të gjitha të tjerat që janë testuar deri tani, sepse mendohet se jep efekt te pacientët që kanë tumor.
Kanceri i mushkërive është një ndër kancerët më vdekjeprurës në botë. Vlerësohet se brenda një viti 1.8 milionë persona vdesin nga kanceri i mushkërive, ndërkohë që numri i atyre që i mbijetojnë është i vogël, shkruan BBC.
E njohur si BNT116 dhe e krijuar nga kompania gjermane, “BioNTech”, vaksina është e krijuar të trajtojë kancerin e mushkërive, i cili nuk ka qeliza të vogla, NSCLS, dhe është forma më e shpeshtë e kancerit të mushkërive.
Vende të tjera në të cilat po bëhet testimi janë: SHBA-ja, Gjermania, Hungaria, Polonia, Spanja e Turqia.
Vaksina përdor teknologjinë e njëjtë mRNA, që t’i japë instruksione sistemit imunitar. Vaksinat kundër kancerit e ndihmojnë imunitetin e trupit që t’i njohë e pastaj t’i sulmojë qelizat kancerogjene.
Aktualisht ka disa vaksina të tjera që përdoren kundër disa llojeve të kancerit. Ndërkohë që vaksinat e tjera mbrojnë organizmin nga sëmundjet infektive, vaksina kundër kancerit të mushkërive është për njerëzit që tashmë e kanë sëmundjen dhe po luftojnë me të.
Ndryshe nga kimioterapia që dëmton qelizat e shëndetshme, vaksina kundër kancerit nuk i prek ato, por sulmon vetëm qelizat kancerogjene.
Pavarësisht gjithçkaje, vaksina është në fazë testimi në 6 shtete të Europës, por përbën një rreze shprese për miliona jetë njerëzore që rrezikohen nga kanceri i mushkërive çdo vit.
Nga OraNews