20 Shkurt 2025

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, pas arrestimit të erion Veliajt, i ka uruar kryeministrit Edi Rama rikthim të mbarë në “skuadrën e Tironës”.

Gjatë fjalës hapëse në takimin me punonjësit e bashkisë Tiranë, ajo evidentoi punët që do të vijojnë të bëhen në kryeqytet, nga ndërtimi i shkollave te depot e ujit.

“’Pastrimi duhet të vijojë me kujdes dhe sqimë nga të gjithë’, thoshte Veliaj. Një merak i kryetarit ishte edhe arsimi dhe ndërtimi i shkollave të reja. Do të vijojmë këtë vit me shkollat që nuk kanë ekzistuar më përpara me Astir, Yzberisht dhe Selitë. Më pas do të vazhdojmë me konviktet e Qytet Studentit.

Puna jonë për lëvizshmërinë nuk ka mbaruar, do vijojmë me korsinë e biçikleta. Do vijojmë me pedonalen dhe stimulimin e të ecurit. Puna do të vijojë dhe për depot e ujit dhe krijimin e pesë prej tyre.

Tirana është shtëpia jonë dhe shtëpia jonë nuk ndalet dhe nuk dorëzohet. Punë të mbarë dhe me shprehjen e kryetarit, ‘jeni më të mirët, ecim përpara’ uroj të mos ndaleni. Me një përmbledhje të disa punëve që për shumë njerëz edhe mund të jenë harruar, dua t’i uroj kryeministrit rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës”, tha ndër të tjera Ristani.

Tv Ora