
Rivendoset busti i Mit’hat Frashërit në Parkun e Tiranes

Rivendoset busti i Mit’hat Frashërit në Parkun e Tiranes
27 Dhjetor 2022
Bashkia e Tiranës ka rehabilituar në kohë rekord bustin e Mit’hat Frashërit në Parkun e Liqenit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar fotot e bustit që është rivendosur ndërsa thekson se do të ketë zero tolerancë për vandalizmin në qytet.
“Rehabilitohet busti i Mithat Frasherit ne Parkun e Liqenit. Zero tolerancë për vandalizmin ne qytetin tonë!
Një pakice e dhunshme dhe ndotëse tek Skënderbeu, Ismail Qemali, Monumenti i Pavarësisë apo Mit’hat Frashëri nuk do t’i imponohet kurrë shumicës qytetare dhe europiane”, shkruan Veliaj.