![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/10/800-0-6354428c1133f.jpg?fit=800%2C440&ssl=1)
Rivendoset kontakti i parë SHBA-Rusi, detajet e bisedës së fundit po shpërndahen me shpejtësi
22 Tetor 2022
Ministrat e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë zhvilluar një bisedë telefonike me njëri-tjetrin ditën e premte.
Lajmi i bisedës mes Lloyd Austin dhe Sergei Shoiku është konfirmuar nga mediat e huaja, duke shtuar se është diskutuar për situatën në Ukrainë.
Kjo është hera e parë që ministrat e Mbrojtjes kanë folur me njëri-tjetrin që nga 13 maji.
Kujtojmë se përpara disa ditësh, Vladimir Putin përjashtoi mundësinë e takimit me Presidentin amerikan, Joe Biden.
Kujtojmë se me nisjen e luftës në Ukrainë, raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.
Gazeta Sot