Rivenia ne pune e punishtes se Ullinjeve.
Rivenia ne pune e punishtes se Ullinjeve.
19/08/2019
Dhërmiu njihet shumë prej kishave të shumta, por edhe prej objekteve të tjera të rralla, ndër to edhe një punishte ulliri. Ekipi i Edicionit veror shkoi në një punishte të tillë, e cila daton që prej vitit 1893. Ndërkohë ndërmarrja private që është marrë me përpunimin e vajit të ullirit në këtë punishte daton që nga viti 1907.
“Besoj se ka funksionuar, për këtë nuk jam shumë i sigurt deri në formimin e kooperativës bujqësore, që në fshatin Dhërmi daton që në vitin 1957”.
Por si funksiononte punishtja?
Ajo ka qenë me bazë familjare. Pra një fis kishte një ‘lutrovi’ dhe zakonisht me gomar, mushka, shpeshherë edhe gratë i sillnin nga dera dhe i zbraznin.
“Po ta shikoni këto gurët janë të sfazuar në mënyrë që të mbulojnë të gjithë sipërfaqen dhe të mbulojë një masë që në gjuhën teknike quhet brumi. Nga ky brumë, që përmban vajin edhe ujin, duhet të ndahet në tre pjesë. Procesi i ndarjes kalon nëpërmjet presës”.
Vendasit shprehen se me projektin e ri “100 Fshatrat” ka prurje turistësh të huaj në fshat. Njëri prej tyre duke marrë shkas edhe prej muzeut të ullirit në Pargë mendon që të bëjë të njëjtën gjë në Dhërmi.
“Unë kam pasur fatin që të udhëtoj në vende të tjera, të vizitoj muze të ullirit. Dhe është pjesë e paketës turistike dhe pas shikimit të procesit ata bëjnë atë që quhet degustimi i vajit të ullirit. Aty ka edhe dyqane që mund të blejnë produkte të zonës. Synojmë të kopjojmë në një farë mënyre edhe fqinjët pot t’i shërbejmë edhe turizmit dhe të tregojmë se edhe Shqipëria ka vaj ulliri të mirë”.
abcnews.al