Riza Hoxha Mjeshter i Valleve dhe Koreografise Kombëtare
(Me rastin e 70-Vjetorit te lindjes së Valltarit dhe Koreografit të shquar RIZA HOXHA)
Nga: Jaho Brahaj.
I rritur ne mjedisin e fshatit me tradita, filloj shkollën e mesme ne qytetin e Pukes , ku po gjallerohej aktiviteti artistike kulturor nga nxenesit dhe rinia e ketij qyteti te vogel. Drejtues artistik ishin ose te ardhur nga rrethet e tjera të vendit, ose bartës te traditave etnokulturore vendas, të cileve ju mungonte arsimi.
Në vitet ’70 të shek. të kaluar Rizaja përfshihet në grupet artistike amatore ku veçohet si valltar I talantuar.
Pjesmarrja në grupin e valleve dhe në Festivale Folklorike zonale dhe kombëtare si valltar e paisi Rizanë me përvojë dhe me shprehi dhe dituri në fushën e koreografisë. Dallohet si i tillë dhe shpesh e ngarkonin për përgatitjen e valleve tradicionale dhe festive për grupmoshat e fëmijve dhe grupin përfaqësues të rrethit. Kjo e përballi Rizanë si pjesmarrës dhe drejtues grupi amator me ansamble te krahinave dhe rretheve të tjera, qe e vetëdijësoi për ruajtjen e tipareve të valles (kercimit të krahinave që përfshinte rrethi I Pukës. Nga vendlindja Kabashi, ai njihte kcimin tradicional të Kabashit dhe fshatrave për rreth, por u detyrua me vullnet dhe perkushtim që të hulumtonte, bashkëbisedonte dhe shenonte pasurinë koreografike të zonës. Kjo punë sistematike dhe me perkushtim e dalloj nga valltarët e tjerë dhe u vendos nga pushteti që ai të punonte pranë Shtëpisë së Kulturës së Koreograf. Me këmbngulje ai krijoj dhe drejtoj grupet valltare të fëmijve dhe të rriturve me baza të qëndrueshme, për të ju përgjigjur edhe aktiviteteve me tematikë folklorike, por edhe në ansamble e konkurime në bazë Republike duke përfaqësuar rrethin e Pukës, por dhe duke arritur rezultate e vleresime me diploma dhe çmime.
U specializua në kurse koreografie në Tiranë, ku u vlerësua nga Koreografët më të shquar shqiptarë dhe dallua për njohjen dhe mjeshtërinë e valles folklorike, kjo në saje të përgatitjes individuale të kryer më dëshirë dhe vullnet. Një ndihmesë në përgatitjen e tij i dha fakti që në grupin e valleve të Pukës kishte valltarë me njohje e mjeshtëri në kërcimin e valleve tradicionale. Rizaja këto kolegë diti ti drejtoi, të ju japë mjeshtërine dhe efektet për paraqitjen skenike, por diti të përvetësojë edhe nuancat me të holla plastike koreografike dhe harmonizuese te lëvizjeve individuale dhe harmonizimit në grup.
Ishin vitet që me vështirësi në skenë u ngjitën edhe valltare gra, me valle tradicionale, por që ruanin karakteristikat dhe koreografinë e tyre. Shoqërimi tradicional me një instrument muzikor duhej masivizuar me orkestrina dhe orkestëra. Këtu Rizaja si njohës i pasurisë etnomuzikore të krahinës, diti të organizoi dhe përzgjedh instrumentat e orkestrinave shoqëruese të valleve, dhe të bejë një punë këmbengulesë për ruajtjen muzikës krahinore, por dhe për harmonizimin ritmik, si kerkesë për muzikën e meloditë shoqëruese të valleve. Kjo për një koreograf që punon me grupet amatore kërkon njohje jo vetem te ritmit, por edhe për motivet e meloditë muzikotre tradicionale dhe harmonizimin e tyre. Njohjes dhe kulturës muzikore të Rizasë ju pergjigj edhe talenti i instrumentistëve për përshtatjen dhe harmoninë e muzikës me koreografinë. U arrit, që sot edhe nje vesh i pa mësur më muzikën folklorike njeh dhe dallon muzikën e valleve të burrave dhe të grave të grupeve të Pukës që u harmonizuan me mjeshteri koreografike.
Përvoja e tij si koreograf u pasqyrua edhe në botime shkencore për traditën dhe zhvillimin e Koreografisë Kombëtare
Puna dhe përkushtim bëri që Rizaja të kërkohej edhe në konsulta për koreografinë tradicionale kombëtare dhe ta kërkonin në diskutime krijuese të veprave koreografike, qoftë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, por edhe të ishte i angazhuar në Sesione Shkencore për koreografine kombetare dhe në Juri të aktiviteteve folklorike lokale e kombëtare.
Përvoja e punës me grupet Folklorike kishte edhe kerkesa për Veshjet Tradicionale Kombetare. Rizaja kërkues ndaj vetes, njëkohësisht vazhdoj edhe hulumtime e biseda njohëse me të moshuar dhe eshtë një ndër specialistët dhe studiuesit që ka përgatitur përgatitur dhe harmonizuar Ansamblin e rrethit Puke për paradat e Kostumeve Kombëtare ne Festivalet KombëtareFolklorike, duke u vlersuar edhe me Çmime dhe Mirnjohje.
Në vitet e fundit u shtruan kerkesa të reja me udhëzimev nga UNESCO për trashëgiminë kombëtare shpirtërore (jo materiale) kombëtare, Rizaj kësaj kerkese të organizmave botërore ju përgjigjë në saje të njohjes së kësaj Trashëgimije dhe të përgatitjes së tij profesionale dhe arriti që në Skenën e Festivaleve Kombëtare Folklorike të paraqësë “Gjamën e Burrave” të harmonizuar e përshtatur për skenë në Festivalin Folklorik Kombëtar në Berat 1995 dhe në Festivalin tjetër shpalosi po me grupin e Pukës ritin e motshëm “Buzmi Bujar”, duke u vlerësuar me Çmime Kombëtare.