![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/04/800-0-643456372bd8c-1.jpg?fit=800%2C478&ssl=1)
Robert Papa zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë. – Vizita e diplomatit ka të bëjë për garancinë e situatës së Kosovës nga ana e Ramës dhe për…
10 Prill 2023
Gazetari Robert Papa ka treguar disa nga arsyet e vizitës se ish të dërguarit të posaçëm të SHBA-së Gabriel Escobar.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se vizita e diplomatit ka të bëjë për garancinë e situatës së Kosovës nga ana e Ramës dhe për sulmet kirbernetike të Iranit.
ndër të tjera ai theksoi se vizita e Escobar në Tiranë do të përdoret dhe politikisht për faktin se nuk do të takojë ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Arsyeja e vizitës është më shumë për garancinë e situatës në Kosovë, për të marrë një pozicion zyrtar nga Rama sepse kohët e fundit ka pasur një luhatje, do të jetë për sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë. Natyrisht vizita e tij do të përdoret dhe politikisht duke mos pasur takime me Berishën. Nuk është gjë e re nga Escobar”- tha ai.
Gazeta Sot