
Roskovec: – Flakët përfshijnë 20 hektarë sipërfaqe toke

Zjarr ne Roskovec
26 Qershor 2022
Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në fshatin Jakodin të bashkisë Roskovec në Fier. Mësohet se zjarri ka përfshirë tokat me bar dhe parcelat me grurë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Roskovec ndërsa në ndihmë ishin edhe ato të Patosit e të Fierit pasi flakët kanë prekur rreth 20 hektarë sipërfaqe toke.
Nga zjarri që mund të përhapet nga era, janë pranë disa banesa dhe rrezikohen stalla pularish.