Studentët që janë duke kaluar një periudhë provimesh këshillohet të përdorin dhe nuhasin një degë rozmarine me qëllim që të përmirësojnë kujtesën.

Në Greqinë e Lashtë studentëve iu vendoseshin përpara provimeve në tavolinë një degë rozmarine me qëllim që të përmirësonin trurin dhe të stimulonin kujtesën. Po ashtu edhe Shekpsiri e ka përmendur rozmarinën në veprat e tij.
Dhe tashmë studiuesit nga Universiteti i Northumbria kanë zbuluar se vaji esencial i rozmarinës është shumë i domosdoshëm për kujtesën e fëmijëve dhe adoleshentëve. Dy nga autorët e studimit, Dr.Mark Moss dhe Victoria Earle do ti prezantojnë të dhënat e studimit të tyre në një nga konferencat më të mëdha botërore që mbahet çdo vit në Brighton.


Dr. Moss thotë, se edhe në studimet e tyre të mëparshme kishin arritur në përfundimin se aroma e rozmarinës ka aftësinë të zgjojë trurin dhe të sjell kujtime, transmeton shije.al. Duke e ditur sa shumë e rëndësishme është kujtesa e mirë për studentët dhe akademikët, ky studim iu vjen atyre shumë në ndihmë, duke i udhëzuar si të përmirësojnë kujtesën gjatë procesit të të mësuarit.