Rrëfen shqiptari që jeton në Bejrut: Po ndodh tmerri, tragjedia nuk mbaron këtu
Rrëfen shqiptari që jeton në Bejrut: Po ndodh tmerri, tragjedia nuk mbaron këtu
5 GUSHT 2020
Arianit Shehu, drejtori i Institutit Nacional Demokratik për Lindjen e Mesme, në një intervistë për “Klankosova” tha se shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në Bejrut të Libanit ishte i tmerrshëm.
“Sipas informatave te para, duket qe shperthimi ka ndodhur pas nje zjarri ne depon e materialeve te rrezikshme, por jo eksplozive, ne depon e portit te Bejrutit. Raportet fillestare theksojne se shkak i ketij shperthimi ka qenenitrat amoniumi, i cili ka qene i deponuar aty. Deri tani eshte raportuar per me shume se 75 të vdekur dhe rreth 7,000 te lenduar, por supozohet per shume me shume viktima”.
Spitalet e Libanit që po ashtu po përballen me pacientët nga COVID-19 u mbushën me viktimat e këtij shpërthimi tragjik.
“Te gjitha spitalet e Bejrutit jane stermbushur me te lenduar te shperthimit. Gjithçka ne radius prej 2 kilometrave eshte shkaterruar, demtime te renda jane raportuar ne radius prej 12 kilometrave dhe deme te tjera. Thyerje te xhamave jane raportuar ne radius prej 22 kilometrave”.
Por, tragjedia nuk mbaron këtu për popullin e Libanit.
Sipas Shehut, vendi edhe ashtu i rënduar nga aspekti ekonomik, mund të përballet me varfëri pasi u shkatërruan edhe depot e grurit, njofton Klan Kosova.
“Në vazhdim, porti i Bejruti i cili tanime eshte demtuar rendë, eshte porti kryesor për import dhe eksport. Gjithashtu, rezervat shteterore te grurit qe kane qene te deponuara afer portit jane shkaterruar duke rrezikuar te dergoje Libanin ne varferi edhe me te madhe. Libani gjate muajve te kaluara ka qene i trazuar nga renia ekonomike dhe jostabiliteti financiar dhe gjithashtu nga pandemia e COVID-19”.
Shqiptari që ka jetuar në Beirut disa vitesh është prekur rëndë pasi kishte edhe lidhje emocionale me këtë qytet, më të veçantin në botë, sipas tij.
“Jam i tmerruar sot me shperthimin ne depon e portit te Bejrutit. I lutem Zotit sot per popullin stoik te Libanit dhe qytetareve te Bejrutit, si dhe per miqtë dhe koleget e shumte te mi atje. Bejruti ka qene shtepia ime dhe per te gjithe qe kane jetuar aty, Ai gjithmone do te mbetet qyteti me i veçante dhe me i bukur ne bote?”.
GAZETA SHQIP