Rrëfimi i një kalorësi pelegrin, për shqiptarët e Mesjetës. –
Rrëfimi i një kalorësi pelegrin, për shqiptarët e Mesjetës. –
Arnold von Harff, një kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman, u lind rreth vitit 1471 në një familje fisnikësh në Rhinelandin e poshtëm (Harffi mbi Erft, një fshat në veriperëndim të Këlnit). Në vjeshtën e vitit 1496, ai u nis në një udhëtim – me sa duket pelegrinazh drejt Tokës së Shenjtë – i cili e çoi në Itali, përgjatë bregdetit të Adriatikut e deri në Greqi, Egjipt, Arabi, Palestinë, Azi e Vogël dhe më pas në kthim në Evropën Qendrore deri në Francë dhe Spanjë. Gjatë rrëfimit të tij, ai ofron fjalorë të shkurtër të fjalëve dhe shprehjeve në kroatisht, shqip, greqisht, arabisht, hebraisht, turqisht, hungarisht, gjuhën baske dhe bretone. Këto përbëjnë ata që mund të quhen fjalorë thelbësorë xhepi për udhëtarët, që zakonisht përfshijnë fraza të tilla si: “Mirëmëngjesi”, “Sa kushton kjo?” dhe “Grua, a mund të fle me ju?” Kjo pyetja e fundit mungon në fjalorin në gjuhën shqipe, e nuk dihet për ç’arsye. Ai ishte gjatë ndalesës së tij në portin e Durrësit në pranverën e vitit 1497, teksa po lundronte në bordin e një anije tregtare nga Venecia në Aleksandri, që ai hodhi në letër 26 fjalë dhe 12 numra në shqip, tetë fraza, të cilat përbëjnë një prej regjistrimeve më të hershme të gjuhës shqipe.
Nga Dulcina (Ulqini) në Duratzo (Durrës), ne udhëtuam me një erë të keqe. Ky është një qytet madhështor i shkatërruar prej turqve. dhe tani është nën kontrollin e venecianëve. Qyteti ndodhet në Shqipëri, ku ata gjithashtu kanë gjuhën e tyre e cila nuk mund të shkruhet miië. pasi në këtë vend nuk kanë një alfabet të tyrin. Unë kam shkruajtur disa fjalë nga kjo gjuhë shqiptare, të cilat i kam hedhur më poshtë:
- Boicke – Bukë
- Vene – Verë
- Oie – Ujë
- Mische – Mish
- Jat – Djathë
- Foeije – Vezë
- Oitter – Uthull
- Poylle – Piilë
- Pyske – Peshk
- Krup – Kripë
- Myr – Mirë
- Kyckge – Keq
- Megarune – Me ngrënë
- Pijne – Me pi
- Tauerbe – Tavernë
- Geneyre – Bun ë
- Grown – Grua
- Deuarye – Para
- Sto – po
- Jae – Jo
- Criste – Zot
- Dreck – Djalli
- Kijrij – Qiri
- Kale – Kalë
- Elbe – Elb
- Fijet – Me fjet
- Mirenestrasse – Mirëmëngjes
- Myreprama – Mirëmbrëma
- Meretzewen – Mirësevjen
- Ake ja kasse zet ve – Çfarë ke që mund të më pëlqejë mua
- Kess felgen gjo kaffs – Sa kushton ajo?
- Do daple – Do ta blej
- Laff me kimiijss – Më laj këmishën
- Ne kaffs – Si quhet ajo?
- Nea – Një
- Dua – Dy
- Trij – Tre
- Quater – Katër
- Pessa – Pesë
- Jast – Gjashtë
- Statte – Slitatë
- Tette – Tetë
- Nante – Nëntë
- Dieta —Dhjetë
- Nijtgint – Njëqind
- Nemijgo – Një mijë
Ne lundruam nga Durrësi për në Sazan brenda pesë orësh. Ky është një port shumë i mirë. Sazani është një ishull i vogël që u përket turqve. Në të ka dy kisha të vogla greke, njëra për Zonjën Tonë të Bekuar dhe tjetra për Shën Nikollën. Në këtë moment, lordi i madh i turqve ka disa hamshorë shumë të mirë që i mban në këtë ishull. Në anën e majtë të portit, është një fshat i madh shumë i bukur që quhet Velona (Vlora), i cili ka dymijë shtëpi. Ky fshat është në gjendje që t’ia sigurojë perandorit turk shtatëqind kalorës për luftë, për të mos përmendur këmbësorët.
Mbi këtë fshat është një kështjellë e bukur që quhet Kano (Kanina), ku perandori turk ka një rezidencë zyrtare. Këtu në Vlorë ndodhet një lumë i madh me ujë të pijshëm i quajtur Huyona (Buna, që buron nga Shkodra sigurisht që është shumë larg Vlorës, ndaj autori mund ta ketë fjalën për Vjosën), i cili buron nga Turqia në veri dhe hyn në det këtu. Ai vjen nga Sckuterym (Skodra), një qytet i madh i fortifikuar të cilin perandori ua mori venecianëve pak vjet më parë.
Këtu në Sazan ndodhet një port i madh ku turqit mbajnë gjithmonë shumë anije. 14 vjet më parë, turqit lundruan nëpër gji nga ky port, pesëdhjetë milje lombardë, për në Apulia dhe Calabria të cilat i përkasin Mbretit të Napolit. Ata morën qytetin e madh dhe të bukur të Idrontumit (Otranto) dhe shumë qytete të tjera të cilat i mbajtën për një vit dhe një ditë.
Në këtë rajon ndodhet një mal i madh dhe i lartë. Nga Sazani në Corfoin (Korfuz) lundruam me një erë të mirë. Ky ishull është nën kontrollin e venecianëve dhe është pothuaj 180 milje italiane i gjerë. Në këtë ishull ndodhet qyteti i Korfuzit dhe një port i mirë ku ne u ankoruam. Mbi qytet janë dy kështjella që e mbrojnë. Në këtë qytet flitet gjuha greke.
(Shkëputur nga E. Von Groote: “Die pilgerfahrt des Ritters Amold von Harff con Coeln durchj Italien. Syrien, Aegypten. Arabien, Aethopien, Nubien, Palaestina. die Tuerkey, Frankreich und Spanien”.