29 Qershor 2023

Në brigjet e Kanadasë, kanë dalë rrënojat e anijes Titan, e cila u shkatërrua duke shkaktuar vdekjen e pesë pasagjerëve të saj. Rrënojat që autoritetet po kërkonin prej ditësh në përpjekjen e tyre të dëshpëruar për të shpëtuar pasagjerët, u mblodhën nga shtrati i detit pranë rrënojave të Titanikut, nga anija Horizon Arctic.

Deri më tani janë gjetur rreth 10 copë, të cilat janë shfaqur në brigjet e Kanadasë. Ndërsa, Roja Bregdetare amerikane ka nisur një hetim për shkakun e shkatërrimit të nëndetëses.

Ndërkohë, mes mbeturinave mbetje njerëzore, të cilat janë mbledhur me kujdes nga rrënojat në vendin e rrëzimit, mund të ofrojnë “elemente vendimtare” për të kuptuar atë që ndodhi, sipas kapitenit Jason Neubauer që drejton hetimin. Titani ishte zhytur në ujë në 18 qershor për të vëzhguar mbytjen e Titanikut. Ajo duhej të ishte rishfaqur shtatë orë më vonë, por dy orë pas zhytjes, kontakti humbi. Kërkimet vazhduan për katër ditë.

Çfarë ka mbetur nga nëndetësja
Përfundimisht, Roja Bregdetare e SHBA tha se Titani ishte subjekt i një “shpërthimi katastrofik” , i cili vrau të pesë pasagjerët. Mbeturinat u gjetën rreth 500 metra larg rrënojave, në një thellësi prej gati 4000 metrash. Ata u sollën në breg të mërkurën në Saint John of Neëfoundland në Kanadanë lindore. Mediat kanadeze kanë treguar pjesë të asaj që duket të jetë hunda e nëndetëses. Një nga drejtuesit e Pelagic Research Services, i cili kishte vendosur robotin e tij nënujor (ROV) të operuar nga distanca për të skanuar fundin e Atlantikut, konfirmoi se; “Ne kemi përfunduar pjesën tonë në det,” tha zëdhënësi Jeff Mahoney për AFP.

“Ishte një operacion jashtëzakonisht i rrezikshëm, si për ROV- në ashtu edhe për ekipin, i cili punonte gjatë gjithë kohës, praktikisht pa gjumë gjatë gjithë kohëzgjatjes së operacionit,” vazhdoi ai. Ai tha se ka disa hetime nga Kanadaja dhe SHBA për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit të nëndetëses. Akuza kundër Oceangate Expedition është ajo e neglizhencës në siguri. Një ish-ekzekutiv i kompanisë kishte shprehur në veçanti dyshime serioze mbi sigurinë e pajisjes, dritarja e vetme e së cilës nuk do të ishte projektuar për të përballuar thellësi të tilla. “Mbetet shumë punë për të kuptuar faktorët që çuan në humbjen katastrofike të Titanit. Për të ndihmuar që një tragjedi e tillë të mos ndodhë më kurrë”, përfundoi kapiteni Neubauer të mërkurën.

BalkanWeb