Rreth 20,000 të huaj kanë aplikuar për të luftuar në Ukrainë
Rreth 20,000 të huaj kanë aplikuar për të luftuar në Ukrainë
6 Mars 20221
Ndërkohë, ndërsa refugjatët po largohen nga Ukraina, gati 20,000 qytetarë të huaj kanë aplikuar për të shkuar atje për të luftuar.
Një informacion të tillë e ka bërë me dije ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, i cituar në mediat lokale.
Një gjë e tillë vjen pasi qeveria ukrainase hapi një faqe interneti për aplikime ditën e djeshme.
Kongresmenët thirrje administratës Biden që të lehtësojë transferimin e avionëve luftarakë në Ukrainë
Një martesë në zemër të luftës, çifti ukrainas vënë kurorë me veshje ushtarake
Duke folur në një konferencë në internet të dielën, Kuleba tha se vullnetarë nga 52 vende deri më tani kanë aplikuar për t’u bashkuar me luftimet.
Ministria shtoi se nuk do të specifikonte saktësisht se nga cilat vende kishin ardhur aplikimet.
Ndërkohë, më shumë se 1.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë, thotë OKB.
Nga OraNews