![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/09/800-0-63308ded0f9fe.jpg?fit=800%2C508&ssl=1)
“Rrezik përmbytjeje, të mbyllen…”. – Moti i keq “pushton” Europën, kryebashkiakët lëshojnë alarmin
25 Shtator 2022
Italia prej dy ditësh ndodhet nën pushtetin e motit të keq, ndërkohë që gjatë ditës së nesërme pjesa më e madhe e Europës përfshirë edhe Shqipërinë do të ketë rrebeshe shiu.
Kryetarët e Bashkive në zonën e Napolit kanë urdhëruar mbylljen e shkollave përgjatë ditës së hënë, pasi pritet që moti i keq të përshkallëzohet edhe më tej.
Gjatë gjithë ditës së sotme, nuk kanë pushuar reshjet e shiut në jug të Italisë.
Ndërkohë që ditën e hënë pritet që të përkeqësohet edhe më shumë.
Gjithashtu edhe në Shqipëri java e ardhshme pritet të jetë nën “pushtetin” e shiut.
Gazeta Sot