Një sondazh i OKB-së, shkruan se: Shqiptarët, janë shpërndarë në katë , ‘cepat ’e Globit…si njëherë e më një kohë si në kohën e ‘Titanic’-ut. Sikur Italianët, në fillim-vitet e shekullit të kaluar.

Shqiptarët, të shpërndarë, në 4 “cepat”e Globit…si Italianët, në kohën e ‘Titanic’-ut.

Nga ky sondazh, i bërë nga kompania,  Pew Research Center, për llogari të OKB-së, rezulton se: Në vitin 2017 personat, që jetonin në shtete të tjera, por që kanë lindur në Shqipëri….Ishin 1,350,000 njerëz gjithsej.

Këto të dhëna, të publikuara nga Pew Research Center, janë të bazuara nga statistikat e Kombeve të Bashkuara.

Dhe të përditësuara nga informacionet ‘step by step’ në vitin 2017,

Sipas të dhënave të INSTAT, në Shqipëri jetonin 2.87 milionë banorë,

Shqiptarët që jetojnë jashtë përbëjnë 40% të atyre që janë brenda, sipas përllogaritjeve të Monitor. Ky raport është ndër më të lartët në botë, sipas vlerësimeve të mëparshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportit të Pew Research, Italia është destinacioni i parë ku jetojnë emigrantët shqiptarë.

Në total janë rreth 460 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali.

Ndërsa, në vend të dytë është Greqia, e cila dikur ka qenë destinacioni kryesor i emigrantëve. Por vitet e fundit, pas krizës së borxheve që pushtoi shtetin grek, shumë  emigrant, janë kthyer.

Në vendin e tretë, renditet Shtetet e Bashkuara, një destinacion mjaft i preferuar.  Ku shumë shqiptarë në vite kanë ikur përmes lotarisë, apo me forma të tjera.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë 90 mijë shtetas që kanë lindur në Shqipëri.

Si dhe Gjermania e Kanadaja me nga 20 mijë shqiptarë secila.Por kohët e fundit është riaktivizuar emigracioni, ndërsa numri i atyre që kthehen është reduktuar ndjeshëm.  Sipas të dhënave të INSTAT, në shtatë vitet e fundit (2011-2017), nga Shqipëria janë larguar në total rreth 330 mijë persona, si emigrantë.

Që nga viti 2011 vihet re që ka pasur një rritje të shqiptarëve që braktisin vendin. Në atë vit, që përkon me heqjen e vizave, u shënua dhe numri më i lartë i të ikurve, me rreth 52 mijë. Pasi është zvogëluar gradualisht në vite, një valë e re emigracioni u shënua sërish në 2017, në rreth 40 mijë persona të ikur.

Ndërsa ka shumë persona që kthehen, numri i atyre që ikin mbetet gjithnjë më i lartë dhe diferenca është negative. Në 2017-n, në një zhvillim negativ, pasi migracioni neto është përkeqësuar.

 

Sipas: Leonard Xhelilit.