Rreziku per Ju qe mbani ne shtepi qen e mace: – Si duhet të veproni nëse sëmureni me Covid.
Rreziku per Ju qe mbani ne shtepi qen e mace: – Si duhet të veproni nëse sëmureni me Covid.
– 12.08.2021
“Rreziku i mundshëm eshte që kafshët shtëpiake mund të veprojnë si një rezervuar i virusit dhe ta transmetojnë te njerëzit.”
Një grup shkencëtarësh në Hollandë kanë zbuluar se koronavirusi është i zakonshëm te macet dhe qentë në shtëpi në rast se pronarët e tyre janë infektuar. Ndonëse rastet e pronarëve që transmetojnë Covid-19 tek kafshët shtëpiake konsiderohen të jenë të një rreziku të papërfillshëm për shëndetin publik, shkencëtarët thonë se ekziston një rrezik i mundshëm që kafshët shtëpiake të mund të veprojnë si një “rezervuar” për koronavirusin dhe ta transmetojnë sërish te njerëzit.
Dr. Els Broens, nga Universiteti i Utrechtit, thotë: “Nëse keni Covid-19, duhet të shmangni kontaktin me macen ose qenin, ashtu si do të vepronit me njerëzit e tjerë.”
“Shqetësimi kryesor nuk është shëndeti i kafshëve – qentë dhe macet ose nuk kanë fare simptoma, ose kanë simptoma të lehta – por rreziku i mundshëm që kafshët shtëpiake mund të veprojnë si një rezervuar i virusit dhe ta transmetojnë te njerëzit.”
Për fat të mirë, deri më sot nuk është raportuar asnjë transmetim i virusit nga kafshët te njeriu.
Kërkimi i udhëhequr nga Broens u prezantua në Kongresin Europian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive, por ende nuk është botuar.
Gazeta Shqiptare