Rreziku që ju kanoset nëse mbani breshkë si kafshë shtëpiake. Bakterie qe shkaktojne vdekjen tek femijet. –
Rreziku që ju kanoset nëse mbani breshkë si kafshë shtëpiake. Bakterie qe shkaktojne vdekjen tek femijet. –
Macet e qentë janë konsideruar gjithnjë si kafshë shtëpiake, por vitet e fundit njerëzit po e zgjerojnë rrethin e kafshëve të ashtuquajtura shtëpiake.
Breshka, kavje, papagaj ekzotike etj, por së fundmi duket se ekspertet kanë ndaluar familjet me fëmijë të vegjël të mbajnë reptilë ose amfibë si kafshë shtëpiake.
Ashtu si zvarranikët e tjerë, breshkat janë mbartëse të baktereve që shkaktojnë salmonelën, një infeksion potencialisht vdekjeprurës me simptoma të tilla si diarre, ethe dhe dhimbje barku.
Kontakti i afërt me habitatin e tyre rrit mundësinë që njerëzit e kryesisht fëmijët e vegjël të infektohen.
Një studim i vitit 2015, i botuar në revistën Archives of Sickness in Childhood, tregoi se infeksioni i salmonelës nuk ishte i vetmi rrezik. Fëmijët e infektuar nga një zvarranik mund të vuajnë nga sëmundje të tjera si meningjiti ose koliti, më vonë.