Rrëzohen muret e “Lissusit”, gurët kërcënojnë banesat pranë kalasë së Lezhës

Nga: Elvis Hila

19/10/2020

Muret e Kalasë së Lezhës kanë rrëshqitur në një gjatësi prej të paktën 17 metrash. Gurët po kërcënojnë jetët e banorëve poshtë kalasë, ndërsa erozioni trashëgiminë e qytetit. Por pavarësisht rrezikut, asnjë institucion nuk është angazhuar për të ndërhyrë.

Muret Kalasë së të Lisusit të lashtë po rrëshqasin.

Në pjesën veriore gurët kanë lëvizur në gati 17 metra gjatësi për shkak të erozionit.

Rreziku që paraqitet është i dyfishtë.

Banesat në pjesën e poshtme të kalasë janë të kërcënuara, sikurse edhe trashëgimia kulturore.

Specialistët e Monumenteve të Kulturës thonë se alarmin e kanë ngritur tek institucionet qendrore, por ende askush nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret.