Rrezohet 30 qershori.OSBE-ODHIR nxjerr raportin

OSBE-ODHIR nxjerr raportin, – rrëzon 30 qershorin. –

04/09/19

Gazeta mapo.al

OSBE/ODIHR ka hartuar raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri. Në raport thuhet se zhvillimi i këtyre zgjedhjeve u bë në një krizë institucionale, në një mjedis të vështirë politik. Raporti sheh se 30 qershori ishte i zhytur në paligjshmeri e parregullsi dhe nuk u garantoi qytetareve të drejten themelore te zgjedhjes. “Mapo” ka siguruar këtë raport ku thuhet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve cënoi sigurinë juridike, duke bërë interpretime të gjera të ligjit. Sipas raportit, gjyqtarët u ndikuan në vendimet e tyre për shkak të procesit të Vettingut.

Që në nisje të tij, Raporti ripërsërit konkluzionin se: “Zgjedhjet lokale të 30 Qershorit u mbajtën pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit dhe se në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike. Në 31 nga 61 bashki gjithsej, kandidatët për kryetarë bashkie garuan pa kundërshtarë.Pati pretendime të besueshme nga qytetarët për presione dhe se përplasjet politike çuan në pasiguri juridike, ku shumë vendime të administratës zgjedhore u morën me objektivin politik për të garantuar mbajtjen e zgjedhjeve”.

Më tej në Raport, ekspertët e OSBE-ODIHR vendosin në dyshim besimin e publikut tek legjitimiteti i zgjedhjeve, duke u shpjeguar se: “Atmosfera e pasigurisë ligjore dhe mosmarrëveshja midis institucioneve kryesore shkatërroi besimin e publikut në legjitimitetin e zgjedhjeve”.

Një tjetër aspekt sipas Raportit që minoi besimin e publikut në procesin zgjedhor ishte edhe “përbërja e pabalancuar politikisht e administratës zgjedhore apo thirrja për të bojkotuar votimin”. Në fakt, legjitimiteti i zgjedhjeve dhe besimi tek administrata zgjedhore janë dyelementë kyç të standardeve të OSBE-ODIHR për t’i konsideruar ato si “zgjedhje demokratike”.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është cilësuar si shkaku që shtoi pasigurinë juridike mbi zgjedhjet, sepse për OSBE-ODIHR “pasiguria juridike mbi zgjedhjet u rrit për shkak tëmosmarrëveshjes midis palëve të interesuara zgjedhore në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë midis Gjykatës Kushtetuese, si organi i vetëm i mandatuar për të vendosur mbi kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale, dhe Kolegjit Zgjedhor që ka mandat të mbikëqyrë ligjshmërinë e procesve zgjedhore”.

NË PËRFUNDIM TË KËTYRE GJETJEVE ODIHR KA DHËNË 20 REKOMANDIME, KU 6 PRIORITARET JANË SI MË POSHTË:

  1. Me qëllim të forcimit të demokracisë pluraliste, riafirmimit të të drejtës së qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje dhe demostrimit të përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor, partitë politike dhe palët e tjera të interesuara zgjedhore duhet të përfshihen në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe të lehtësojnë Reformën Zgjedhore që adreson rekomandime të përfshira në këtë dhe raportet e mëparshme të ODIHR-it.

2.Autoritetet dhe partitë politike duhet të ndërmarrin masa maksimale për të eleminuar problemin e gjatë të keqpërdorimit të burimeve të administratës publike gjatë dhe ndërmjet zgjedhjeve. Autoritetet duhet të miratojnë rregulla të qarta që përcaktojnë se si burimet publike mund dhe nuk mund të përdoren për qëllime zgjedhore.Duhet të merren hapa të mëtejshëm për të arritur depolitizimin e shërbimit civil dhe të sigurohet që presioni të mos zbatohet mbi votuesit për të marrë pjesë në fushata zgjedhore ose të votojnë në një mënyrë të caktuar.

3.Autoritetet duhet të garantojnë të drejtën e votuesve për një zgjedhje të lirë dhe të fshehtë. Procedurat e votimit duhet të rishikohen për të siguruar fshehtësinë e votës dhe mbrojtjen nga ndikimi i padrejtë mbi votuesit. Rëndësia e fshehtësisë së votave duhet të theksohet gjatë trajnimit të komisioneve zgjedhore dhe në materialet e edukimit të votuesve.

Rrëzohet 30 qershori. – OSBE-ODHIR nxjerr raportin. –

4.Në përputhje me rekomandimet e mëparshme ODIHR, për të rritur besimin e publikut në procesin zgjedhor, duhet të merren në konsideratë formulat alternative për emërimin e anëtarëve të administratës zgjedhore, të mbështetura nga masa procedurale që sigurojnë pavarësinë e tyre.

5.Të gjitha gjykatat që kanë kompetencë në çështjet zgjedhore duhet të jenë plotësisht funksionuese gjatë periudhave zgjedhore. Pavarësia dhe paanshmëria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe gjyqësorit duhet të sigurohet.

  1. Organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë të gjitha pretendimet për krimet zgjedhore në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe transparente. Qeveria duhet të krijojë një procedurë me të cilën punonjësit e tanishëm dhe të ardhshëm të administratës publike mund të raportojnë çdo presion politik që mund të ushtrohet mbi ta, në lidhje me marrjen ose ruajtjen e një pozicioni pune ose me performancën e tij në punë.Personat e tillë duhet të gëzojnë mbrojtjet e garantuara aktualisht nga ligji për sinjalizuesit e akteve korruptive.