27 Qershor 2024

Gjykata Kushtetuese ka dhënë sot vendimin për ankimimin e bërë nga Partia Demokratike për Profesionet e Lira, ku ka rrëzuar propozimin e qeverisë.

Konkretisht, me vendimin e saj Gjykata Kushtetuese shfuqizon tatimin 15 % për profesionet e lira. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se nuk u respektua parimi i sigurisë jurdike si dhe parimi i proporcionalitet

Sipas Gjykatës Kushtetuese, kjo ishte një masë joproporcionale dhe se këto kategori do duhet të taksohen në 2029 si të gjithë bizneset e tjera të vogla.

“Tatimi 15% ndaj kësaj kategorie filloi të zbatohej menjëherë pa u dhënë kohë të përshtateshin. Norma 15% nuk e kalon testin e proporcionalitetit pasi vetë ligjvënësi e ka përjashtuar për kategoritë e tjera”, tha Zaçe.

Nga OraNews