Rriten Cmimet, Po Protestove – futesh ne burg: – Ke kundrshtuar policine.
Rriten Cmimet, Po Protestove – futesh ne burg: – Ke kundrshtuar policine.
16 të arrestuar për protestën para kryeministrisë për rritjen e çmimeve
10 Mars 2022
Policia bën një bilanc të arrestimeve të ndodhura mbrëmë gjatë protestës për rritjen e çmimeve.
Mësohet se janë arrestuar 16 shtetas dhe proceduar penalisht 5 shtetas të tjerë.
Të arrestuarit janë krysisht 20 vjeçarë.
Policia thotë se ata bënë thirrje për grumbullime, bllokuan rrugët dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë protestës së ditës së djeshme
Ata janë arrestuar në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 9 mars 2022, bazuar në provat e grumbulluara, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë informon se vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 9 mars 2022.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.