![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2020/08/640-0-5f3636651c665.png?fit=463%2C250&ssl=1)
Rriten temperaturat, si do të jetë moti sot
Rriten temperaturat, si do të jetë moti sot
14 Gusht 2020
Ditët e fundit na ka shoqëruar një mot i nxehtë. Edhe sot, pritet që vendi ynë të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 16°C në relievet malore deri në 24°C në ato të ulëta. Por në vlerat e mesditës pritet një rritje prej 1-2 gradësh dhe temperatura të parashikuara nga 33°C deri në 37-38°C në ato të ulëta dhe bregdetare.
Era do të jetë me drejtim veriperëndim-verilindje 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10m/s
K.C/dritare.net