Rriten tensionet. Britania e Madhe thirrje Rusisë: – Tërhiqu nga çdo cep i Ukrainës, edhe nga Krimea që pushtove 8 vite më parë
Rriten tensionet. Britania e Madhe thirrje Rusisë: – Tërhiqu nga çdo cep i Ukrainës, edhe nga Krimea që pushtove 8 vite më parë
27 Prill 2022
Sekretarja e Jashtme Liz Truss i ka kërkuar Kremlinit që të tërhiqet nga çdo territor i Ukrainës përfshirë edhe Krimenë të cilën Rusia e pushtoi 8 vite më parë.trusss
Në fjalimin e saj në Londër, Liz Truss tha se Rusia duhet të tërhiqet nga e gjithë Ukraina.
Sipas saj forcat ruse duhet të largohen jo vetëm nga territori i pushtuar në javët e fundit, por edhe nga ato zona të pushtuara tetë vjet më parë, si Krimea.
Megjithatë, jo të gjitha fuqitë perëndimore ndajnë të njëjtin qëndrim si Britania e Madhe, transmeton BBC.
Sekretarja e Jashtme bëri e gjithashtu të qartë se Perëndimi duhet të bëjë më shumë për të penguar agresionin e ardhshëm rus dhe rrisë shpenzimet për mbrojtjen dhe të përdorë ndikimin ekonomik për të përjashtuar Rusinë nga tregjet perëndimore.
Ajo tha se Perëndimi duhet të rrisë aftësitë mbrojtëse jo vetëm të Ukrainës, por edhe vendeve të tjera të kërcënuara, si Moldavia dhe Gjeorgjia.
Truss shtoi se nëse Rusia do të kishte sukses në Ukrainë, ajo nuk do të ndalej vetëm aty por do të vendoste gjithë Evropën në rrezik.
Gazeta Panorama