Rritet Everesti, mali më i lartë në botë

DHJETOR 2020

Mali i Everestit është saktësisht 8,848.86 metra i lartë. Ai është rritur 86 centimetra nga matja e fundit, e cila daton në vitin 1954, viti kur mali u pushtua për herë të parë nga alpinistët dhe u caktua si maja e botës.

Shifra e re u njoftua bashkërisht nga Kina dhe Nepali, dy vendet që ndajnë malin, kufiri i të cilave kalon pikërisht mes përmes majës së tij.

Marrëveshja midis dy vendeve fqinje për matjen e re u njoftua vitin e kaluar gjatë një vizite nga presidenti kinez Xi Jinping në Nepal.

Gjeologjikisht himalajat, të krijuar 50-60 milionë vjet më parë, janë ende në rritje për shkak të forcave tektonike të kores së tokës. Megjithatë, gjeologët besojnë se maja e Everestit ngrihet me gati gjysmë metri çdo shekull apo më shumë.

dritare.net