Rritet në 62 numri i të infektuarve me Ethet e Nilit. ISHP: – Po dominon dhe COVID
28 Gusht 2024
“Aktualisht jemi në nivelin e 62 rasteve të konfirmuara, kemi një shpërndarje gjeografike në disa zona të vendit. Ka raste të shtruara në spital, por duhet të theksohet fakti që ka një bashkëpunim të ngushtë me bashkitë respektive që duhet të kryejnë dezinsektimin në zonat vatra ku janë identifikuar rastet”, tha Tomini.
Po ky sezon veror nuk ka qenë i qetë edhe për shkak të larmisë së viruseve respiratore që kanë qarkulluar. Në një javë qendrat shëndetësore kanë raportuar mbi 6000 infeksione respiratorë, ku virusi më dominues ka qenë COVID
Ndalni dhimbjen e kyceve në 3 ditë me këtë metodë të thjeshtë
“Kemi një luhatje të rasteve nga java në javë të rasteve të konfirmuara me COVID që shkojnë nga niveli i 200 rasteve në 160 në javën e fundit që jemi. Kemi shkuar në javën që ne lamë deri në nivelin e 6 mijë rasteve të infeksioneve respiratorë të sipërme dhe të poshtme. Duhet të theksojmë se nënvariantete e Omicron kanë gjetur një përshtatje tani dhe po perceptohet si një gjendje virale mëse e zakonshme”, theksoi Tomini.
Simptomat kanë qenë të përziera dhe shumë ngjitëse.
“Mund të kemi gërshetim me prekje gastroentensinale apo vetëm me pjesën e sipërme të rrugëve respiratorë. Nuk duhet të neglizhojmë që COVID jep edhe forma të rënda dhe te subjektet me imunitet të kompromentuar sigurisht që kemi patur edhe forma të rënda me shtrime spitalore”, u shpreh Tomini.
ISHP po përgatitet me UNICHEF për porositë e vaksinave të reja sezonale të gripit dhe COVID, doza këto që rekomandohen të dyja njëherësh në disa grupe me nisjen e vjeshtës.