Rritet sërish çmimi i naftës – Rritet edhe benzina, mbetet i pandryshuar gazi
7 Tetor 2022
Nuk ka stabilitet në tregun e karburanteve. Kjo e premte, 7 tetor, ka sjellë rritje drastike të çmimit të naftës.
Bordi i Transparencës njofton rritjen me 22 lekë për litër.
Kështu duke filluar nga 18:00e ditës së sotme, kur hyn në fuqi ky vendim, një litër naftë do të shitet me 245 lekë nga 223 lekë që ishte.
Rritje ka pësuar edhe benzina. Një litër benzinë do të shitet me 204 lekë nga 198 që ishte.
Ndërkohë gazi ka mbetur i pandryshuar, duke vijuar të shitet me 78 lekë litri.
Çmimet e reja të Bordit
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 245 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 233lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Tetor shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Nga OraNews