Rrjedhje gazi nga çisternat e Gas Power në Porto Romano. – Evakuuohen banorët
26 Tetor 2022.
DURRËS– Banorët e zonë së Porto Romanos janë tmerruar nga një shpërthim i fortë. Shpërthimi ka ndodhur në fabrikën e gazit ‘GazPower’, e cila është shumë pranë banesave. Në vendngjarje nuk ka forca zjarrfikëse edhe pse janë njoftuar nga banorët.
Këta të fundit janë larguar nga zona për shkak se kanë frikë për jetën e tyre. Po ashtu, është ndërprerë dhe mësimi në shkollën pranë zonës, ‘Met Hasa’. Kjo nuk është hera e parë, që qytetarët ndihen të rrezikuar nga fabrika Gazpoëer, ku prodhohen bombola gazi të të gjitha madhësive. Pak kohë më parë, shumë banorë në atë zonë i braktisën shtëpitë, pasi ndiheshin të rrezikuar nga shpërthimet e njëpasnjëshme.
Nga: www.Dosja