“Rroga deri në 6 mijë euro”, Rama: 2 milion e 400000 vende të lira pune për të fituar nga interneti
“Rroga deri në 6 mijë euro”, Rama: 2 milion e 400000 vende të lira pune për të fituar nga interneti
19 SHKURT 2021
Kryeministri Edi Rama teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët e Vlorës, tha se ndërtimi i aeroportit do të sjellë zhvillim të madh ekonomik për qytetarët.
Duke ju përgjigjur një studentje në lidhje me emigracionin dhe se çfarë do të bëjë qeveria që të mbajë të rinjtë në vend, Rama tha se kjo nuk frenohet, por se duhet të krijohen vende të reja pune në Vlorë, më pagë më të lartë.
‘Krijimi vendeve të reja të punës, me paga më të larta. Kjo bëhet përmes investimeve duke rritur mundësitë dhe Vlora i ka shumë. Tani shpresoj të kemi fituesin e për aeroportin e Vlorës dhe portit të ri turistik që shpresojmë të ndërtohet së shpejti. Do të krijojnë një impakt shumë të rëndësishëm ekonomik dhe do të krijojnë vende pune. Na thonë njerëzit ‘s’kanë bukë ‘dhe ti na sjellë ‘aeroporte’, por nëse përgjigjemi me buke aeroportet sjellin bukë. Sjellin konsumatorë, njerëz që duan të hanë, të konsumojnë, duan të shikojnë në hapësira kulturore, etj. 1 euro e investuar në një aeroport sjell 24 euro të tjera. Është një zinxhirë i tërë vlerë që krijohet. Porti turistik është ndryshe por çon në të njëjtin drejtim. Gjatë sezoneve portet turistike sjellin konsumatorë që shpenzojmë shumë. Ne jetojmë në një fazë historike ku trendi i largimi të njerëzve nga vendi, është negativ, në sensin që më shumë ikin se vijnë.’- tha Rama.
Kryeministri u shpreh e të rinjtë që do të futenqë do të futen të fushën e kodimit për të fituar paga mujore deri në 6 mujore do të trajnohen në qendra. Rama u shpreh se janë 2.4 mln vende të lira pune në të gjithë botën ku të rinjtë mund të punojnë pa u larguar nga fshati apo qyteti ku ata jetojnë.
“Rikonceptimi i sheshit të flamurit ka qëllim vlerësimin e elementëve historikë të sheshit. Është pjesa e trashëgimisë në ato godina. Është pjesa që ka të bëjë me atë zonën arkeologjike në shesh. Që ka të bëjë me varrin e Ismail Qemalit. Varrezat e dëshmorëve. Karabinaja e Sulos është futur në procedurës shpronësimi për të transformuar pjesën tjetër në një qendër publike e cila do të ketë funksione të ndryshme duke i ofruar hapësira të gjitha moshave me një bërthamë të rrjetit të inovacionit digjital që do i shërbejë të rinjve për të marrë kurse për të mësuar kodimin për t’u përfshirë në tregun global të punës online gjë që është e ardhmja për të rinjtë në aspektin e punësimit dhe ti vetëpunësohesh për të dhënë shërbime në një treg që sot që flasim ka 2.4 mln vende të lira pune. Jo vetëm për këtë por edhe për të hyrë në biznesin e krijimit të aplikacioneve. Aty do të ketë hapësira edhe për të moshuarit. Jo më pak e rëndësishme mënyra se si do të rikonceptohen ajo pjesë e mbetur, Si të gjithë projektet që ne kemi bërë në Vlorë pati kontestime. Unë mendoj që pas realizimit të këtij projekti edhe ata që nuk e dinë se çfarë është ai shesh do kuptojë që aty është në një hapësirë që ka të bëjë me historinë e atij qyteti”, tha Rama.
Gazeta Shqip