Rruga e Arbrit do të jetë me pagesë? – Pritet të hapet me 29 nëntor/ Ministrja nuk mohon tarifën prej 8 eurosh vajtje ardhje.
Rruga e Arbrit do të jetë me pagesë?
– Pritet të hapet me 29 nëntor/ Ministrja nuk mohon tarifën prej 8 eurosh vajtje ardhje.
4 tetor 2021
Deputetja e PD-së në Dibër, Dhurata Çupi, ngriti dyshimin se në Shqipëri do të bëhet edhe një rrugë tjetër me pagesë. Bëhet fjalë për Rrugën e Arbrit, që sipas deputetes Çupi, flitet se qytetarët do duhet të paguajnë 8 euro vajtje-ardhje për të shfrytëzuar atë segment. “”Kryeministri deklaroi se Rruga e Arbrit inaugurohet brenda vitit 2021, por ka të dhëna se do të vendoset një tarifë 4 euro për 1 kalim për dibranët dhe qytetarët që do të kalojnë në Rrugën e Arbrit. Qytetari do të paguajë 4 euro të vijë në Tiranë dhe 4 euro të shkojë në Dibër, ndërkohë që flasim për qarkun më të varfër të Shqipërisë.
Është parashikuar në buxhetin 2022 kjo taksë që u vendoset dibranëve?”, ishte pyetja që shtroi deputetja Çupi. Ministrja e Financave nuk e mohoi këtë informacion të deputetes së Matit, Dhurata Çupi, duke u përgjigjur vetëm për pagesën standarde të koncesionarit, por pa saktësuar nëse kontrata me të përfshin edhe pagesën 4 euro për 1 kalim.
Gazeta Shqiptare