“Rruga model” për Qendrën Historike ne Prishtine merr formë me projekt. –
“Rruga model” për Qendrën Historike ne Prishtine merr formë me projekt. –
Fasada e dyqaneve në rrugën “Mehmet Kaçuri” në kryeqytet, dyert e dritaret e tyre, ashtu sikurse edhe kalldrëmi e ndriçimi tashmë janë përcaktuar në projektin e hartuar nga organizata joqeveritare “Trashëgimia Kulturore pa kufij” (CHwB).
Së paku në letër, “Rruga model” për Qendrën Historike të Prishtinës ka nisur të marrë formë. Aktualisht ajo është e mbushur me lokale biznesesh të ndryshme, që deri diku ruajnë elemente nga e moçmja, shkruan sot “Koha Ditore”. Aty gjendet edhe objekti i shekullit XIX, që mbrohet si “Shtëpi banimi – Sali Safqe”, restaurimi i së cilës pritet të nisë së shpejti.
Projektimi i një rruge model për Qendrën Historike të Prishtinës, hartimi i planit të konservimit, ku do të përcaktoheshin kufijtë e Qendrës dhe ofrimi i mbështetjes së përgjithshme në fushën e trashëgimisë kulturore nëpërmjet projekteve, janë synimet kryesore të memorandumit që Komuna e Prishtinës dhe CHwB-ja kishin nënshkruar në prill të këtij viti.
Rezultatet e para të këtij memorandumi tashmë kanë dalë në dritë. Projektimi i “Rrugës model” do të finalizohet deri në fund të këtij muaji. Për implementimin e projektit, Komuna e Prishtinës ka planifikuar që vitin që vjen të ndajë 200 mijë euro. Punimet pritet të nisin në pranverën e 2019-s.
Përfaqësues të CHwB-së dhe drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova, tashmë janë takuar me pronarët e dyqaneve dhe ua kanë prezantuar projektin…