Rruga vijon të shembet, “Salillari” në Borsh e ka mbuluar rrugën me qese plastike
Rruga vijon të shembet, “Salillari” në Borsh e ka mbuluar rrugën me qese plastike
14 JANAR 2021
Rruga e Borshit ku rrëshqiti dheu pak ditë më parë nuk është stabilizuar ende. Sipas banorëve të fshatit rruga ende po rrëshqet edhe sot dhe nëse në fundjavë do ketë reshje shiu, situata mund të përkeqësohet akoma më shumë. Ky banor e ka kaluar natën pa gjumë nga frika se një shi i mundshëm do t’i shkatërrojë edhe shtëpinë poshtë rrugës.
Banorët tregojnë se rrezikun e prisnin prej kohësh për shkak të mënyrës sesi është ndërtuar. ata ia hedhin fajin firmës ndërtuese
Ngjarja përveç rrezikut që u kanos çdo ditë banorëve u ka shkaktuar edhe telashe në jetën e përditshme
Një grup audituesish nga Kontrolli i Lartë i Shtetit inspektuan dje në terren dëmet që ka pësuar rruga Llogara – Borsh për verifikuar cilësinë e punimeve në rrugën. rruga e shembur një javë më parë duhet të mirëmbahej nga firma Salillari, por e riparuar në muajt e verës ky aks nuk i rezistoi reshjeve të para.
Kompania Salillari të vetmen ndërhyrje që ka bërë janë këto blloqe betoni në pjesën e rrugës që nuk u shemb, dhe kjo qese e zeze plastike e cila më shumë shërben për ti fshehur kamerave pamjen e rëndë se sa e mbron rrugën nga uji.
Gazeta Shqip