“RTSH të mbyllet për 6 muaj”, deklarata e fortë e kreut të Këshillit Drejtues, Leka Bungo: Të largohen ata që nuk punojnë. Pagat për aktorët si të Adil Çarçanit,

05 Nëntor, 2021

“Të mbyllet për 6 muaj dhe të ngrihen komisione dhe të bëhen audicione serioze.”- është kjo deklarata e fortë bërë sot në komisionin e Medias, nga regjisori dhe skenaristi i njohur Leka Bungo, njëherësh kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së. Ndër të tjera Bungo tha se të paktën 300 punonjës të RTSH-së mund ti gjesh aktualisht në bar-kafe.

“Si mund të më vijë aktori mua, me pagë 700 mijë lekë, a e di sa e paguan Portokollia, 3 milionë e gjysmë lekë. Pagat janë të Adil Çarçanit. Ne të marrim një vendim që këta aktorë sipas performancës të shpërblehen. Ndryshe do vazhdojmë të bëjmë emisione direkte që nuk na i ndjek kush. E fundit është shumë e trishtë por duhet ta them, mendoj që RTSH duhet të mbyllet 6 muaj. Dhe të gjithë punonjësit të largohen me ligj, dhe të rikthehen ata që duhet të rikthehen, dhe të mos rikthehen ata që nuk duhen. Kjo gjë ka precedentë, ka ndodhur në Greqi para tre vitesh. Kam takuar njerëz atje dhe më kanë sqaruar mekanizmin. Edhe Spanja e ka bërë para 7 vjetësh.

Te ne është e domosdoshme. Në këtë periudhe 6 mujore, të ngrihen Komisione serioze profesionale për gazetari, krijmtari, kanto, që të bëhen audicione serioze profesionale. Aktualisht kemi 1150 punonjës, nga të cilët i keni në kafe tani, minimum po them. Sa që shpesh kam unë turp kur i shoh, se ata nuk para turpërohen. Një operacion i tillë është shumë i vështirë, i dhimbshëm, por i domosdoshëm, që të mos bëjmë sikur bëjmë reforma. Nëse doni si Komision të hyni në histori për një revolucion të vërtet në media është ky.  Ata njerëz do ikin 6 muaj, por do paguhen. Aman e dimë që pas 6 muajsh e dimë që do kemi një RTSH që do bëjë atë që duhet të bëjë”, tha Bungo.

Nga Ballkanweb