Ruanda, vendim ekstrem, mbyll mbi 6000 objekte fetare. –
Në shtetin e Ruandës ka një numër të lartë objektesh fetare, si kisha po ashtu edhe xhamia.
Në shtetin e Ruandës ka një numër të lartë objektesh fetare, si kisha po ashtu edhe xhamia. Kështu Presidenti i Ruandës, Paul Kagame, ka miratuar një vendim për mbylljen e mbi 100 xhamive dhe rreth gjashtë mijë kishave, prej të cilave 700 ndodhen vetëm në kryeqytetin Kigali. Rreth 6,100 objekte fetare do të mbyllen nën pretekstin se rezultojnë shumë të tilla dhe nga ana tjetër po përdoren për qëllime që nuk kanë të bëjnë me fenë.
Kagame theksoi se situata ekonomike në vend është e vështirë, duke theksuar se autoritetet e shtetit nuk mund të mbulojnë shpenzimet e një numri kaq të madh të objekteve fetare. Po ashtu shtoi se një numër kaq të madh të objekteve fetare, mund të ia lejojnë vetes vetëm vendet e zhvilluara e të përparuara.
Ndërsa në lidhje me arsyet për mbylljen e tyre, Kagame tha se lidhen edhe me sigurinë brenda objekteve, të cilat shpesh here nuk i përmbushin kushtet e sigurisë për të kryer ritet fetare.
a.me.