Ruçi nxjerr nga salla kreun e Ballit: Jam i lumtur me identitetin tim, por duhet të jesh fatkeq për identitetin tënd. “Komunist, pa shpirt, pa ndjenja”, ndërpritet për herë të dytë seanca plenare

24 shtator  2020

Seanca plenare e kësaj të enjteje është ndërprerë për herë të dytë për të vijuar në orën 12:45 pas një “incidenti” me deputetin Adriatik Alimadhi kryetar i partisë Balli Kombëtar.

Ky i fundit u përjashtua nga seanca për, siç u shpreh kryeparlamentari Gramoz Ruçi, keqsjellje.

“Je fatkeq për identitetin që ke. Po të jap vërejtje do të përjashtoj nga seanca. Atëherë je i përjashtuar nga seanca. Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin përjashta. Nëse nuk del do i kërkoj sekretariatit 10 ditë përjashtim”, deklaroi Ruçi.

Kryeballisti Alimadhi ka vazhduar të flasë në foltore, dhe më pas deputetët e opozitës së re janë afruar që të bindin Alimadhin të largohet nga foltorja.

Ruçi vijoi duke i thënë Alimadhit: O trim, largohu nga foltorja o trim, se është shekulli i mendjes, jo i forcës.

Nga ana tjetër dëgjoheshin thirrjet e Alimadhit ” komunist, pa shpirt, pa ndjenja. Komunist i thekur.”

Pjesë nga biseda

Adriatik Alimadhi: Nuk mendoj se ish partisa e Punës, partia kriminale komuniste, sot PS, të na përfaqësoje dhe të na japë ide

Ruçi: Koleg ulu. Ulu nuk ke replike. Ulu, je në kundërshtim me rregullore. Ulu se të kam hequr fjalën. Jemi ndarë me komunistë dhe ballistë që në vitin 1944.

Alimadhi: Po flas për procedurë. Këtu për 30 vjet ka patur njerëz që kanë mbajtur fjalime të ndryshme

Ruçi: Ulu, ulu poshte. Ke bllokuar foltoren, po të tërheq vëmendjen. Jam I lumtur me identitetin tim, por duhet të jesh fatkeq për identitetin tënd. Do të përjashtoj nga seanca.

o.j/dita