Rudina Hajdari flet për skenarin e tubimit sot para Parlamentit: – A do tentohet të hyhet në Kuvend
13 Shkurt 2023
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari në një intervistë në Panorama TV tha se këtë të hënë protesta e opozitës do të zhvillohet para Parlamentit, dhe se aksioni opozitar do të vijojë.
E pyetur nëse skenar i opozitës është edhe tentativa për t’u futur në Parlament, Hajdari nënvizoi se ajo është kundër dhunës, por theksoi se qytetarët janë të revoltuar dhe me mllef.
E pyetur nëse qytetarët që thirren për protestë, kthehen sërish në shtëpi pa ndryshuar asgjë, do të zhgënjehen nga opozita, Hajdari tha:
“Ky është një proces, asnjë nuk ka iluzionin që kjo do ndryshjë brenda natës. Se të gjithë e dimë që është proces që ka nevojë për vijueshmëri dhe konsistencë në atë aksion politik. Unë bëj thirrje që të vazhdojë, që duhet të jetë e qendrueshme e mos ketë ndërprerje, se kur ka ndërprerje e rikthehen aty ka një demotivim”.
Si pritet të jetë pjesëmarrja në protestën sot?
Angazhimi ka qenë në gjithë strukturat. Ka një mobilizimtë jashtqëzakonshëm e ka kohë që ka fillaurdhe mendoj që dhe sot, duke marrë parsysh pulsin e qyterarëve që e ndiejnë atë abuzimin në palcë nga qevria do jetë një tjetër akt i opozitës vijueshmërie e aksionit politik opozitar që është i qendrueshëm e vijon të shprehë mesazhet e qarta ndaj Ramës, këtë herë si anjëherë tjetër kemi pasur mesazhe shumë të forta përfshirë dhe dorëheqjen e Edi Ramës. Ditë e rëndësishme për ata që e ndiejnë veten opozitarë e duan një qeveri që jep shpjegime për skandalet.
Sot është shpallur ditë zie, a mund të themi se kryeminmistri ju ka futur në kurth që më pas të akuzoheni se opozita proteston e në ditë zie kombëtare?
Ne si forcë opozitare ruajmë solidaritetin me popullin e Turqisë dhe Sirisë, por ajo që po ndodh sot nuk ka lidhje me tragjedinë atje, ne kemi jetën e popullit shqiptar nëe Shqipëri e po mos kishte qenë parlamerni nuk kishte ndodhur por meqë seanca do vijojë, duke marrë parasysh dhe objektivat e protestës duhet të shkojnë njësh me Parlamentin, opozita s’ka asnjë mekanizëm kontrollues ndaj qeverisë.
Akuzat ndaj kryeministrit po bëhen në rang ndërkombëtar, dhe kartën e fundit që kishte në lidhje me marrëdhëniet e përsosura me dnërkomëbtare sot e shohim që dhe kjo propagandë e tij ka rënë. Ai duhet të dalë para parlamentit e të japë shpjegime.
Si do zhvillohet protesta sot, a do tentoni të hyni në Parlament?
Kjo është një gjë për t’u parë, patejtër që do mbështesim cdo qytetar që do vije e kuptojmë dhe mllefin dhe revoltimin që kanë, por si një njeri që i shërbej interesin publik kurrë s’do mbështesja dhunën.
Si do të jetë vijimësia e këtyre protestave?
Ka për të vazhduar, 11 shkurti ishte hapja e një kapitulli të ri që lidhet fort me një objektiv të madh, që është dorëheqja e Edi Ramës.
Nëse s’ka mbajtur përgjegjësi për zyrtarët që janë kapur me presh në duar, janë arsye më shumë që opozita të vijojë të japë deri në fund kontribut e të jetë e qendrueshme në mesazhet e saj.
Mos ndoshta qytetarët zhgënjehen nga këto protesta, vijnë i bashkohen thirrjes dhe kthehen njësoj në shtëpitë e tyre dhe kryeministrit nuk i bëhet vonë se aty dolën qytetarët e protestuan dhe asgjë nuk ndryshoi?
Një popull opozitar ju garantoj që ishin shumë të lumtur që ishin, më mirë në protestë se në shtëpi duarbosh e pamundësi për të shtyrë fundin e muajit. Ky është një proces, asnjë nuk ka iluzionin që kjo do ndryshjë brenda natës. Se të gjithë e dimë që është proces që ka nevojë për vijueshmëri dhe konsistencë në atë aksion politik. Unë bëj thirrje që të vazhdojë, që duhet të jetë e qendrueshme e mos ketë ndërprerje, se kur ka ndërprerje e rikthehen aty ka një demotivim. Frika e qytetarëve është e madhe se kemi një qeveri që ka 9 vite, cdo kush shantazhohet, për pozicionin e punës, me administratën, mjekun, mësuesin, qoftë dhe në privat.
A mendoni se qytetarët mund të lodhen nga këto protesta e mund të ulet numri i pjesemarresve nga protesta ne proteste?
Qytetaret vijnë aty për veten e tyre dhe famijet e tyre, ky motivim s’të lodh asnjë herë, vjen për një jetë më të mirë. Ajo s’do ndodhë brenda natës, por ju garantoj se nëse opozita vazhdon aksioni e qendron si mburojë e gjithë këtyre njerëzve ne do e kapërcejmë këtë siffd e do kthehemi në një forcë që nesër do jetë në pushtet. Opozita duhet të jetë aty me mesazhe precize, aksionet politike të opozitës shpesh s’kanë shkuar nga keqmenaxhuimi i kryetarit apo vendime që kanë sjellë pasoja për PD por sot kemi nisur një rrugë tjetër.
Gazeta Sot