Rudina Xhunga bën reagimin që nuk pritej: Ç’faj ka Lul Berisha? Shkoni kërkoni paratë tek… Gjushi
Rudina Xhunga bën reagimin që nuk pritej: Ç’faj ka Lul Berisha? Shkoni kërkoni paratë tek… Gjushi
4 SHKURT 2020
Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka komentuar paketën anti-KÇK dhe dy lëvizjet e bujshme ditën e sotme ndaj Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas.
“I pari apo i fundi ç’rëndësi ka, rëndësi ka që opozita dha një emër. Le të japin emra, të gjithë kemi të drejtë të japim emra. Unë dëgjova Lulzim Berishën sot dhe menjëherë e di ku më shkoi mendja? Po Lulzim Berisha po bën punë vullnetare në Durrës, çfarë faji ka Lulzim Berisha. Ai që e mori për të bërë punë vullnetare në Durrës ishte Vangjush Dako, kërko paratë e Vangjush Dakos. Sepse nëse Lul Berisha ka bërë para dhe ka siguruar lirinë e tij, dikujt ia ka dhënë të sigurojë lirinë e tij. Kështu që shqetësimi im real është që kriminelët i kanë paguar politikanët. Shqetësimi real janë politikanët në këtë vend, klasa politike e fëlliqur e këtij vendi. Ka marrë peng të ardhmen, besimin që ky vend bëhet dhe këta tani duhet të tregojnë xhepat. Besimi im i madh është tek SPAK-u. Ti i vë emra gjërave por ajo që unë dua është që të krijohet besimi në vend se po vodhe do shkosh në burg.
Këtu është krijuar atmosfera për të ndihmuar hajdutin, prostitutën, drogaxhiun, është krijuar një atmosferë e tillë që vesi është bërë virtyt. Prandaj unë them është show anti-KÇK, nuk ka problem, le të jetë. Paçim show që luftojnë të keqen. Kemi një situatë të rënduar të krimit. Kemi një situatë të rënduar të shprehjes në publik të keqes. Unë besoj tek kjo që ka dhe njerëz që punojnë në këtë vend”, deklaroi Xhunga.
Gazeta Sot