Rumani-Kosovë ndërpritet përfundimisht. – “Dardanët” refuzojnë të zbresin në fushë pas thirrjeve antishqiptare nga tifozët rumunë
16 Nentor 2024
Futbollistët e përfaqësues së Kosovës nuk kanë pranuar të zbresin më në fushë. Gjyqtari kryesor u ka bërë me dije të dyja skuadrave se duhet të zbresin në fushën e blertë për të vijuar minutat e mbetura, por vetëm rumunët zbritën.
Arbitri danez, Krogh i ra tre herë bilbilit, por futbollistët e Kosovës nuk ishin në fushë.
Në këtë mënyrë, ndeshja përfundon këtu me UEFA-n që pritet të dalë në vendimmarrje lidhur me rezultatin e ndeshjes në orët në vijim.
Në minutën e 93-të të sfidës ndeshja u ndërpre për shkak të një ‘sherri’ mes Rrahmanit dhe një prej lojtarëve rumunë.
Më pas erdhën dhe thirrjet raciste dhe antishqiptare të tifozëve vendas.