Rusen e arrestuar në Shqipëri për spiunazh, në Rusi e kërkojnë se mori sekrete shtetërore
26 Gusht 2022
Nga OraNews
Rusja Svetlana Timofeeva e cila është arrestuar në Shqipëri për akuzën e spiunazhit ësht shpallur në kërkim edhe në Rusi pasi akuzohet për marrjen në mënyrë të paligjshme të sekretit shtetëror.
Ndaj saj një gjykatë në Moskë ka marrë masën e sigurisë “arrest në mungesë”
Emri dhe data e lindjes përkojnë me vajzën blogere fotografe e cila u arrestua pranë Uzinës ushtarake në Gramsh së bashku me një shtetas ukrainas ndërsa miku I tyre kishte hyrë në uzinë për të fotografuar objektin.
Zyra e shtypit e Gjykatës së distriktit të Meshchansky konfirmoi për RBC se për Timofeeva Svetlana Valeryevna ishte marrë masa e arrestit në mungesë dy muaj më përpara duke e akuzuar për marrja të paligjshme nga një grup personash e informacionit që përbën sekret shtetëror me rrëmbim, mashtrim, shantazh, shtrëngim, kërcënim për dhunë ose në çdo mënyrë tjetër të paligjshme. Neni a” pjesa 2 e Artit. 283.1 i Kodit Penal parashikon dënimin në formë burgimi deri në tetë vjet, shkruan RBC
Datëlindja e saj 18 mars 1989 koincidon me datëlindjen e vajzës ruse arrestuar më 20 gusht 2022 në Shqipëri.
Në blogun e saj Fotografja Svetlana Timofeeva publikoi raporte mbi fabrikat, institucionet sociale, njësitë ushtarake të shpërbëra, bunkerët dhe zonat e kufizuara në funksion dhe të braktisura. Ajo udhëtoi në më shumë se 30 vende dhe solli pamjet e objekteve të braktisura nga Islanda, Gjermania, Italia, Shqipëria dhe Bullgaria.