Rusët hyjnë në qytetin Harkiv, shpërthim në një depo naftë jashtë Kievit
Rusët hyjnë në qytetin Harkiv, shpërthim në një depo naftë jashtë Kievit
Nga OraNews
27 Shkurt 2022
Pavarësisht paralajmërimeve të natës së kaluar që kryeqyteti i Ukrainës do të sulmohej nga raketat ruse, goditjet ajrore nuk kanë ndodhur ende, ndonëse ka pasur shpërthime jashtë qytetit.
Autoritetet kanë thënë se sulmi rus ka goditur një depo të naftës në Vasikiv, qytet në jug të Kievit, i cili ka edhe bazë ushtarake ajrore.
Zjarri është ende aktiv dhe autoritetet kanë paralajmëruar banorët në rajonet përreth, ashtu sikurse në Kiev, që të mbyllin dritaret për t’iu shmangut tymit kimik.
Nënkryetari i Kievit, Mykola Povoroznyk, ka thënë këtë mëngjes se situata në qytet vazhdon të jetë e qetë dhe nën kontroll të forcave ukrainase.
Ai ka përmendur se ka pasur përleshje me grupet sabotuese ruse gjatë natës në Kiev, por nuk ka ofruar hollësi tjera.
Forcat ruse kanë hyrë në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, kanë thënë zyrtarët lokalë.
Udhëheqësi i administratës rajonale të Kharkivit, Oleg Sinegubov, ka thënë se pajisjet ushtarake “kanë hyrë në qytet”.
Para deklaratave të tij, pamjet kanë shfaqur disa makina ushtarake ruse në zonat e afërta.
Sinegubov u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse duket se janë në qytet.
“Mos u largoni nga vendet ku jeni strehuar! Forcat e Armatosura të Ukrainës janë duke eliminuar armikun. Civilët nuk duhet të dalin nëpër rrugë”.