Rusi, qytetet mbulohen me hi nga shpërthimi i vullkanit Sivelich
11 Prill 2023
Një nga vullkanet më aktivë të Rusisë shpërtheu sot, duke mbuluar me hi qytete të tëra dhe fshatra
Vullkani Sivelich shpërtheu pak pas mesnate dhe për gjashtë orë hodhi hi në një sipërfaqe prej 108,000 kilometrash katrorë, sipas Shërbimit Gjeofizik të Akademisë Ruse të Shkencave Kamchatka.
Lava e dalë nga vullkani shkriu borën, e cila u kthye në baltë, ndërsa zona të mëdha janë mbuluar me shtresa hiri 8.5 cm.
“Hiri ka mbuluar një sipërfaqe prej 20 kilometrash dhe reja e hirit ka mbuluar fshatrat aty pranë”, tha drejtori i Shërbimit Gjeofizik për të vazhduar: “Vullkani ka të paktën një vit që po përgatitej… dhe procesi vazhdon edhe pse është qetësuar pak tani”.
Shkencëtarët që monitorojnë fenomenin thanë se vullkani ka të ngjarë të qetësohet tani, por krijimi i reve të tjera të mëdha të hirit nuk mund të përjashtohet. Është e rëndësishme për sigurinë e qytetarëve që rrjedhat e llavës të mos arrijnë në fshatrat lokale.
Ekipi i Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike ka lëshuar një buletin paralajmërues emergjent për aviacionin civil, duke theksuar se hiri vullkanik mund të arrijë deri në një lartësi prej 15 kilometrash në çdo kohë. “Aktiviteti i vazhdueshëm (vullkanik) mund të ndikojë në fluturimet ndërkombëtare dhe avionët me fluturim të ulët,” paralajmëroi ai.
Nga OraNews