Rusia e Putinit do të bëhet koloni e Kinës për të mbijetuar pas luftës në Ukrainë”
Rusia e Putinit do të bëhet koloni e Kinës për të mbijetuar pas luftës në Ukrainë”
– 20.03.22
Një analist lufte shprehet se Kina do të përpiqet të përfitojë nga kriza financiare e Rusisë pasi u godit me një gamë të gjerë sanksionesh ekonomike për pushtimin e Ukrainës
Rusia e Vladimir Putinit mund të kthehet në “koloninë e Kinës” pas luftës në Ukrainë, pohon analisti.
Harri Kazianis, një ekspert për çështjet e politikës së jashtme të SHBA-së dhe sigurisë kombëtare që përfshijnë Kinën, tha se vendi do të detyrohet t’i shesë asetet e tij Pekinit, sepse është gjymtuar nga një paketë e gjerë sanksionesh ekonomike të vendosura nga Perëndimi.
Në një intervistë me Express, ai tha se Kina “bleu aq sa mundi” pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991 dhe do të bëjë të njëjtën gjë edhe në vitet e ardhshme kur Rusia të bëhet gjithnjë e më e dëshpëruar.
Ka shqetësime në rritje për një kolaps ekonomik në Rusi, pasi rubla ka humbur më shumë se një të katërtën e vlerës së saj që nga pushtimi dhe ajo arriti në nivelin më të ulët historik prej 120 kundrejt dollarit amerikan në fillim të këtij muaji.
- Kazianis tha gjithashtu se presidenti Xi Jinping po kërkon të ketë “një bazë në Rusi” në mënyrë që ai mund të shfrytëzojë dobësinë e Kremlinit për të fituar akses në teknologjinë e tij të përparuar ushtarake.
Ukranien soldiers search for bodies in the debris at the military school hit by Russian rockets the day before, in Mykolaiv, southern Ukraine, on March 19, 2022.
Kjo vjen pasi presidenti amerikan Xhoe Bajden paralajmëroi liderin kinez se vendi i tij do të përballet me pasoja nëse i ofron ndihmë ekonomike ose ushtarake Rusisë, ndërkohë që forcat e saj po luftojnë në Ukrainë.
“Edhe nëse Putini tërheq të gjitha trupat e tij nga Ukraina sot, sanksionet nuk do të hiqen – kështu që për të,”shigjeta ka dalë nga harku”, tha zoti Kazianis.
Nëse ai mbijeton, do të duhet të bëhet kolonia e Kinës në këtë pikë.
Kjo është mënyra e vetme që ai do të marrë mbështetjen financiare që i nevojitet për të mbijetuar.
Dhe nuk është një gjë e sigurt që kinezët do të duan ta bëjnë këtë. Është një situatë vërtet e keqe.
Unë mendoj se kinezët do të donin të përpiqeshin të merrnin sa më shumë terren në Rusi.
Ata shohin një ushtri ruse që do të donin të hynin dhe të merrnin të gjithë teknologjinë dhe ta shtonin atë tek e tyre.
Dhe kjo është ajo që ata bënë kur u shemb Bashkimi Sovjetik, dhe kjo është arsyeja pse Kina është superfuqia që është tani.
Ata blenë sa më shumë që mundën nga ajo që kishte mbetur nga Bashkimi Sovjetik dhe tani SHBA dhe aleatët e saj po përballen me një ushtri kineze që ka marrë të gjitha pajisjet më të mira sovjetike dhe i ka përmirësuar ato.
Kështu që ata do të donin ta ndiqnin përsëri atë plan.”
- Kazianis tha se liderët kinezë do të duhet gjithashtu të marrin në konsideratë “dëmtimin e reputacionit” që do të vinte nga partneriteti me Rusinë.
“Atyre duket se nuk u intereson se çfarë mendon dikush tjetër, ndoshta nuk u intereson as çfarë mendojnë njerëzit e tyre,” tha ai.
“Varet se sa larg shkon kjo luftë.”
Sipas Kombeve të Bashkuara, 816 civilë ishin vrarë dhe 1,333 ishin plagosur në Ukrainë deri më 17 mars, ndërsa më shumë se 3.2 milionë refugjatë janë larguar nga vendi.
Gazeta Shqiptare