“Rusia kërkon destabilizimin e rajonit” ministri Hasani vizitë në Malin e Zi: – E ardhmja e rajonit të udhëhiqet nga orientimi euro-atlantik
18 Janar 2024
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani po viziton sot Mlain e Zi në kuadër të turit rajonal.
Në konferencën e përbashkët me homologun Filip Ivanoviç, ministri Hasani u shpreh se
Shqipëria e konsideron Malin e Zi si një aleat të pazëvendësueshëm
“Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, ka shënuar një progres të dukshëm dhe jam besimplotë se ky bashkëpunim do të vijojë dhe me qeverinë e re”, tha ai.
Ministri i Jashtëm shtoi se ndërtimi i urës mbi Bunë, i shërben integrimit rajonal dhe qarkullimit më të mirë të mallrave dhe se ndërtimi i Autostradës Adriatiko-Joniane, është një nga prioritetet strategjike të vendit tonë.
“Shqipëria i ka dhënë minoritetit malazez vendin dhe vlerën që i takon. Shpreh vlerësim për rolin e faktorit shqiptar në Mal të Zi dhe rajon”, tha ai.
Sipas tij shqetësuaes është roli i aktorëve si Rusia, që kërkojnë destabilizim të rajonit.
“E ardhmja e rajonit duhet të udhëhiqet nga një orientim i qartë euro-atlantik”, tha kryediplomati shqiptar.
Ai përfundoi se Shqipëria tashmë është gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare.
“Detyrim i përbashkët të punojmë më shumë për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal. Shqipëria tashmë është gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare. Avancimi i vendeve tona në procesin e integrimit, kontribut i vyer për mbarë rajonin”, tha Hasani.