Rusia mori dje kryesimin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB, vjen reagimi i menjëhershëm nga BE
2 Prill 2023
Shefi i politikës së jashtme dhe sigurisë i BE, Josep Borrell, ka deklaruar se Unioni do të qëndrojë kundër abuzimit rus ndaj presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Bashkimi Evropian do të qëndrojë kundër çdo abuzimi gjatë udhëheqjes ruse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë muajit të ardhshëm. Pavarësisht se është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, Rusia vazhdimisht shkel thelbin e kornizës ligjore të OKB-së. BE do të qëndrojë kundër çdo abuzimi të presidenca ruse”, ka thënë Borrell.
Volodymyr Zelensky e quajti “absurde dhe shkatërruese”.