Rusia përgatit ‘bishat’ ndërkontinentale.
Rusia përgatit ‘bishat’ ndërkontinentale.
24 PRILL 2022
Rusia ka filluar përgatitjen e raketave ndërkontinentale, të cilat kanë kapacitetin të shkatërrojnë një sipërfaqe të madhe sa Britania apo Franca.
Rusia mund të vendosë shumë shpejt në pozicion sulmi, raketat e mëdha ndërkontinentale me kapacitet bërthamor Sarmat. Bëhet fjalë për raketat që duken te këto pamje të publikuara më herët gjatë kësaj jave nga Ministria ruse e Mbrojtjes të filmuara gjatë testimit të tyre.
Agjencia e lajmeve Reuters citon burime nga Kremlini, që thonë se raketat do të jenë gati për përdorim që vjeshtën e këtij viti. Raketat Sarmat janë ndërkontinentale dhe mund të godasin objektiva deri 18 mijë kilometra larg, duke përfshirë në rrezen shkatërrimtare gjithë qendrat më të rëndësishme të vendeve të NATO-s, nga Europa në Shtetet e Bashkuara.
Ekspertët ushtarakë perëndimorë thonë se raketa mund të ngarkohet me deri 10 mbushje bërthamore, një sasi që mund të rrafshojë me një të goditur një sipërfaqe sa Britania e Madhe apo Franca.
Megjithatë, zyrtarët rusë thonë se nevojiten testime të tjera të kësaj rakete për të arritur precizionin e nevojshëm, për të mund ta vënë në përdorim.
Gazeta Sot